Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 18 marsin 2023

Temperaturat fillojnë të rriten

Foto: arkiv

Gjatë natës vranësirat do të zvogëlohen dhe në pjesën më të madhe të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët.

Të shtunën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbajë mot kryesisht me diell. Në rajonet lindore vranësirat nga lindja do të rriten sërish dhe në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu në vende të izoluara. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2° deri në 3°, maksimalet nga 8° deri 13°, në Sofje minimalet rreth minus 2°, maksimalet rreth 8°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës, mbi masivet e Bullgarisë Lindore vranësirat do të jenë të ndjeshme dhe në mbrëmje vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 2°, në 2000 m - rreth minus 3°.

Mbi Detin e Zi, vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme. Në mbrëmje në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nja 8-9°, po aq sa temperatura e ujit të detit.

Jashtë vendit

Në Evropën Perëndimore dhe në Gadishullin Skandinav do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, në Finlandë dhe në rajonet veriore të Suedisë dhe Norvegjisë - me borë. Në Evropën Qendrore vranësira do të jetë e thyer, në shumë zona deri me diell. Në pjesën jugore të Rusisë Evropiane do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe reshje të dobëta shiu dhe bore. Në Mesdheun Perëndimor do të formohet një ciklon, ku vranësitë do të jenë të konsiderueshme, në mbrëmje do të fillojnë edhe reshje.

Në Çikago temperatura maksimale do të jetë minus 2 gradë, ndërsa në Kejptaun do të arrijë në 22 gradë. Në Nju Jork pritet mot me diell me temperatura deri në 11 gradë. Do të jetë me vapë në Melburn - 37 gradë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD