Në ditët nga data 17 deri më 19 mars, në zonën Çurika në rrëzë të majës Perelik në malin Rodope do të zhvillohet ballkaniada e parë në volejboll bore, raporton faqja 360mag.bg. Pjesëmarrës në të janë konkurrentë nga Bullgaria, Turqia dhe Rumania.
"Madhësia e fushës është e njëjtë me fushën e plazhit dhe rrjeta është po aq e lartë. Ndryshimi i madh është se luhet në borë. Kushtet atmosferike janë rrënjësisht të ndryshme. Për shembull, në një sekondë era mund të ndryshojë gjithçka”, shpjegon trajnerja Stefka për faqen e Federatës Bullgare të Volejbollit Stefka Velikova.
Në vitin 2022, përsëri nën malin Perelik, u mbajt kampionati i parë kombëtar i volejbollit në borë në Bullgari.Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe do të vazhdojë deri më 27 prill. Kalistenika është një sport që po gëzon popullaritet në rritje, në..
Gjimnastja më e mirë bullgare Stiljana Nikollova do të mungojë në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike, e cila do të zhvillohet nga 25 deri më 27 prill në Tashkent të Uzbekistanit. Kështu, në garën individuale, Bullgaria do të përfaqësohet nga Eva..
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin..