Byreku (banica) bullgar spikati në një renditje prestigjioze, duke hyrë në top 50-shen e gatimeve më të shijshme me djathë në botë. Faqja e famshme e kuzhinës tradicionale dhe produkteve vendase, Taste Atlas, i caktoi specialitetit tonë pozicionin prestigjioz të 5-të, ndërsa dy specialitete të tjera bullgare gjithashtu u përfshin në klasifikim – sallata e shopëve (pozicioni i 14-të) dhe sallata e barinjve (pozicioni 41).
Shikoni më shumë:
Në rajonet e ndryshme të Bullgarisë, byreku bëhet ndryshe dhe mund të ketë një shije të ndryshme, shpjegoi para Danaill Konov nga Radio Sofja e BNR-së Prof. Dr. Ana Koçeva, udhëheqëse e seksionit “Dialektologji” në Institutin e Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ajo u bind për këtë, së bashku me kolegët e saj, ndërsa udhëtonte nëpër territoret e gjuhës bullgare në lidhje me përgatitjen e një harte kulinare interaktive. “Byrek është emri i përgjithshëm bullgar, por mund të hasen edhe emra të tjerë, si për shembull mlin bullgarisht, të cilat gjithashtu do të thonë byrek por në dialekte të ndryshme bullgare, dhe jo vetëm”, thotë Prof.Koçeva dhe shton:
“Dhe nëse jeni në malin Rodopa dhe ju flasin për klin, kini parasysh se po flasin për byrek, edhe pse është bërë me oriz. Zellniku është gjithashtu një byrek kudo në territorin e gjuhës bullgare, por mos u gaboni se bëhet me lakër, përkundrazi është një byrek me të gjitha llojet e zarzavateve dhe bimëve të kopshtit, përfshirë barishtet. Edhe pse në disa vende zellniku bëhet vërtet me lakër, por me lakër turshi, më së shpeshti zellnik kuptohet si byrek me spinaq, labot, lëpjetë, etj. Ka edhe emrin billnik për byrekun me barishte të dobishme.”
Njihen edhe byreku qumështor, rreckaman, i tërhequr, dembel, shterpë etj. Dhe forma më e vjetër gjuhësore e byrekut në trojet tona është “gibanica” dhe është karakteristikë e trevës së qytetit Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore (folja bullgare nagibam do të thotë palos, përkul). Janë të përhapur edhe emrat nga gjuha turke, për shembull burek, pedia ose pidia, si dhe tatlia e ëmbël etj., sepse:
“Ne flasim për kuzhinën kombëtare bullgare, por ajo është kryesisht ballkanike. Është praktikisht orientale. Këtu në Ballkan ka shumë pika kryqëzimi. Dhe në këtë kuptim mund të flitet për “kulinari ballkanike”, si në aspektin gjuhësor ashtu edhe në atë ushqimor”, shpjegon Prof.Koçeva.
Byreku është padyshim pjata më tradicionale bullgare dhe lidhet si me tryezën festive ashtu edhe me jetën e përditshme. Nuk është rastësi që është në top 5-shen e renditjes botërore - kjo është pjata me të cilën kuzhina kombëtare bullgare tërheq mysafirët tanë të huaj, sipas Prof. Koçeva dhe jo vetëm:
“Byreku është kaq i njohur sepse është e lidhur me zanafillën, me bukën, me brumin, me brumosjen, me tharmin dhe me gjithë atë që është sa kulinare aq edhe simbolike - si në kuzhinën kombëtare bullgare, ashtu edhe në kulturën tonë tradicionale, madje edhe në mitologji. Sepse atëherë, kur buka dhe byreku mund të zëvendësohen reciprokisht, do të thotë se qëndrimi ndaj tyre është po aq respektues” - thotë Prof.Koçeva.
Përpiluese: Veneta Nikollova, bazuar në materialin e Danaill Konov nga Radio Sofja e BNR
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Taste Atlas, BGNES
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..
Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit..
Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në..