Një kompani kineze në fushën e biofermentimit prezantoi në Ministrinë e Bujqësisë planet e saj për një investim të madh në përpunimin e drithërave.
“Bullgaria është një prodhues tradicional i drithërave të cilësisë së lartë dhe vendi ynë ka mundësi edhe për përpunimin e tij. Kemi kushte të favorshme tokësore dhe klimatike, infrastrukturë hekurudhore, porte dhe tradita të vjetra në industri”, tha zëvendësministri i bujqësisë Todor Xhikov në takimin me sipërmarrësit. Ai theksoi se prodhuesit e drithërave në vendin tonë kanë kapacitet për të prodhuar lëndë të parë të mjaftueshme. Investitorët e Fufeng Group Limited aktualisht po eksplorojnë mundësi në disa vende evropiane. Sipas tyre, fabrika e ardhshme do të sigurojë 2000 vende pune, ndërsa investimi do të arrijë në 1.2 miliardë euro. Fabrika e re pritet të përdorë 1 milion ton misër në vit. Kompania synon të blejë misër kryesisht të prodhuar në vend, dhe në rast se prodhimi vendor është i pamjaftueshëm, të importojë nga destinacionet e afërta.Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e..