Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së do të takohen në Bruksel. Tema kryesore e debateve do të jetë mbështetja për Ukrainën. Takimi është përgatitor për takimin e liderëve evropianë më 23 dhe 24 mars. Në fillim, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba do të informojë në internet për situatën në terren, si dhe për nevojat urgjente të Kievit. Sipas “Radio Svoboda”, ministrat e jashtëm të BE-së do të nënshkruajnë një plan për t'i siguruar Ukrainës municione gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Ministrat e drejtësisë të më shumë se 40 vendeve do të takohen më 20 mars në Londër, raporton AFP. Ata do të diskutojnë për rritjen e mbështetjes për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pasi magjistratët në Hagë lëshuan një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
Vetë Putini do të kërkojë më shumë se kurrë një shfaqje solidariteti nga homologu i tij kinez Xi Jinping, i cili po e viziton Moskën. Xi do të jetë lideri i parë botëror që do t'i shtrëngojë dorën Putinit pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër për arrestimin e tij më 17 mars për krime lufte në Ukrainë, shkruan “The Telegraph”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha për Fox News se çdo thirrje e Putinit dhe Xi për një armëpushim tani është e papranueshme, sepse ajo thjesht do të "ratifikonte arritjet e deritanishme të Rusisë". Mihajlo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas, kritikoi planin e propozuar të Kinës për një zgjidhje paqësore të konfliktit ruso-ukrainas. Ai vuri në dukje mungesën e detajeve në plan, të kombinuara me natyrën kontradiktore të klauzolave të tij, raporton UNIAN.Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun..