Bullgaria është ndër vendet anëtare të BE-së që mbështet dërgimin e 1 milion predhave të kalibrit 155 në Ukrainë për një vlerë totale prej 1 miliard euro, thanë burime diplomatike për BNR. Teksti i marrëveshjes është pothuajse gati pas një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të mbajtur më 19 mars në Bruksel. Presidenca suedeze shpreson që dokumenti të miratohet në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Bruksel të mbledhur më 20 dhe 21 mars.
“Vetëm një pjesë e vogël e vendeve nuk pajtohen, dhe jo me të gjithë tekstin, por me disa pasazhe në të. Bëhet fjalë kryesisht për çështje të tilla si afati kohor për prodhimin e një pjese të predhave pas porosisë”, raportojnë burimet diplomatike.Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun..