Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të drejtpërdrejtë për mjedisin në të cilin Bullgaria funksionon dhe zbaton politikën e saj të jashtme, tha në qytetin Sandanski, Bullgari Jugperëndimore, ministri në detyrë i jashtëm Nikollaj Millkov. Ai hapi seminarin e 16-të ndërkombëtar "Shkolla Dimërore e Diplomacisë" për diplomatë nga BE-ja, Evropa Juglindore dhe Deti i Zi.
“Bullgaria mbron të drejtat e bashkatdhetarëve tanë në këto vende dhe të njerëzve që kanë vetëdije bullgare dhe ndihen bullgarë. Kjo nuk bie ndesh me qëllimin tonë për integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor. Përkundrazi, respektimi i të drejtave të njeriut dhe rregullave të asociimit, lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes, janë kriter për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE”, theksoi Millkov.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..