200 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. 58 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar kundër sëmundjes. 5 për qind e 4015 testeve të kryera rezultuan pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv te data e sotme është 3015 veta. Para një jave ato ishin 2794.
Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor u pranuan 58 të infektuar. 38 prej tyre ose 65.5 për qind nuk kanë vaksina kundër koronavirusit.
Në spitale trajtohen 270 të infektuar, prej tyre 28 janë në terapi intensive.
4 të sëmurë me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 3 prej tyre nuk kishin imunizim kundër sëmundjes.
Të hënën u administruan 80 vaksina.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..