Një pikturë e panjohur deri tani e nënshkruar nga piktori i madh Xhaksën Pollëk e vitit 1949 u zbulua në Bullgari gjatë një operacioni të shërbimeve bullgare dhe greke për luftimin e krimit të organizuar, të koordinuar nga Evropol. Këtë e mësoi BNR nga burimet e saj. Sipas ekspertëve, çmimi i pikturës arrin në 50 milionë euro. Aksioni u mbajt në Sofje, Athinë dhe në ishullin e Kretës. Ai ishte kundër trafikimit të vlerave kulturore. U arrestuan tre shtetas grekë dhe një bullgar. Gjatë aksioneve paralele të kryera nga policia greke në ishullin e Kretës dhe në Athinë, u sekuestruan 5 piktura të tjera të autorëve të njohur.
Xhaksën Pollëk është një piktor i ekspresionizmit abstrakt amerikan. Vdiq në vitin 1956 në moshën 44 vjeçare.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..