Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E përshkruajnë vitin 2025 si horizontin e hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë

Foto: BGNES

Shpresoj se Bullgaria do të hyjë në Eurozonë më 1 janar 2025, tha zëvendëskryeministri në detyrë për menaxhimin e fondeve evropiane Atanas Pekanov para një debati ekspertësh në Sofje me temën "A është Bullgaria gati për Eurozonën?". Është vetëm çështje kohe kur Bullgaria të përmbushë kriteret e deficitit teknik dhe inflacionit, tha Pekanov.

Ai shpjegoi se Bullgaria është anëtare e BE-së prej 15 vitesh, dhe qytetarët dhe bizneset bullgare shpesh bëjnë transaksione në leva dhe euro. Dërgohen mbi 1.5 miliardë euro në Bullgari, por gjatë konvertimit humbet një pjesë e shumës, theksoi zëvendëskryeministri. 45 për qind e eksporteve bullgare dhe 35 për qind e importeve janë të lidhura me vendet e eurozonës. "Ekonomia bullgare lëviz me atë të eurozonës, e cila do të thotë që ne jemi gati sa më shpejt të hyjmë në Eurozonë”, ka përfunduar Pekanov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta në Sofje, për shkak të luftës në rrugë

Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..

botuar më 25-04-07 10.06.PD

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD

Parashikimi i motit për 5 prillin

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-04-04 7.40.MD