“Vendimi i autoriteteve në Maqedoninë e Veriut për të fshirë nga regjistri qendror qendra kulturore bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir është shprehje e pafuqisë”, komentoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Bruksel.
Sipas kreut të shtetit, vendimi është shprehje e panikut dhe pafuqisë dhe është koha që autoritetet në RSM të pranojnë se ka bullgarë maqedonas - “jo nga sot, as nga dje, prej shekujsh, prej 1300 vitesh, të njohin se ka një histori bullgare, një trashëgimi kulturore-historike”. Presidenti bullgar u shpreh kategorik se fshirja e emrave të klubeve bullgare nuk do të fshijë vendosmërinë e vendit tonë dhe të institucioneve evropiane për përfshirjen e bullgarëve maqedonas në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, që është pikënisja për integrimin e evropian të shtetit.
Policët dhe personeli ushtarak rumun kanë punuar si mercenarë në Kongo Sipas një raporti nga Ministria e Brendshme e Rumanisë, 11 nga punonjësit e saj kanë punuar si mercenarë në Kongo ndërsa kanë qenë me pushime mjekësore, raportoi..
Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..
Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..