Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia shënon 24 vjet nga bombardimet e NATO-s

24 vjet më parë - më 24 mars 1999 filloi bombardimi i NATO-s në Jugosllavi, gjatë të cilit, sipas burimeve jozyrtare, në 11 javë vdiqën rreth 2500 civilë dhe rreth 1000 ushtarë e policë, shkruan “Danas”. Si rezultat i sulmeve ajrore, infrastruktura, objektet tregtare, objektet shëndetësore dhe objektet ushtarake u dëmtuan rëndë. Veprimi i NATO-s pasoi dështimin e negociatave në kështjellën franceze të Rambujesë për zgjidhjen e krizës së Kosovës në shkurt dhe mars 1999. Më 9 qershor 1999, u arrit armëpushimi i Kumanovës, duke u dhënë fund bombardimeve të NATO-s mbi Republikën Federale të atëhershme të Jugosllavisë dhe forcat serbe u tërhoqën nga Kosova. Sipas OKB-së, rreth 230 000 serbë dhe romë u larguan nga Kosova pas mbërritjes së forcave paqeruajtëse dhe rreth 800 000 refugjatë shqiptarë u kthyen, vë në dukje botimi.

Gjukanoviq dhe Milatoviq vazhdojnë betejën për postin e presidentit të Malit të Zi

Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviq

Presidenti aktual i Malit të Zi do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku do të përballet me Jakov Milatoviqin e lëvizjes Evropa Tani. Në raundin e parë të 19 marsit, asnjëri prej tyre nuk arriti të mbledhë më shumë se 50% të votave. Gjukanoviç mori rreth 35%, dhe ish-ministri i ekonomisë me orientim properëndim - pak më shumë se 29%. Kush do ta drejtojë vendin ballkanik do të bëhet e qartë mbrëmjen e 2 prillit. Ndërkaq, Ministria e Brendshme e Malit të Zi, e cituar nga gazeta “Viesti”, njoftoi se Milatoviqit do t'i sigurohet mbrojtje policore pasi të ketë marrë kërcënime për jetën. Ambasada e SHBA në Podgoricë tha se pavarësisht se cili kandidat fiton në raundin e dytë, SHBA pret që Mali i Zi të mbetet një aleat aktiv i NATO-s, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën dhe sanksionet kundër Rusisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Pas rrahjeve të demonstruesve, kreu i policisë greke humbi postin

Shefi i policisë greke Konstantinos Skoumas u shkarkua nga posti pasi disa video treguan se si oficerët e policisë që ruanin protestat në Athinë ishin duke sulmuar dhe rrahur demonstruesit paqësorë pa provokim. Shkaku i protestave ishte aksidenti hekurudhor i 28 shkurtit, ku humbën jetën 57 persona. Pasi u shfaqën pamjet e rrahjes, opozita dhe sindikatat kërkuan që kreu i policisë të marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi. Shefi i policisë i rrëzuar, i cili kishte vetëm dy muaj në detyrë, është zëvendësuar nga gjenerallejtënant Lazaros Mavropoulos. Zyrtarisht, qeveria e justifikoi riorganizimin në krye të policisë me nevojën për "zbatim më efektiv të planeve operacionale", duke u dhënë fund kritikave për sjelljen e policëve gjatë demonstratave, raportoi korrespondentja e BNR-së Katja Peeva nga Greqia.

Punëtori artizanale dhe gastronomike hapin dyert për mysafirët e fshatrave të Qipros

Rreth 2000 punëtori turistike për zanatet tradicionale qipriote, verën dhe gastronominë do të hapin dyert në fshatra të ndryshëm në rajonet malore të ishullit të Qipros. Ato do të jenë falas për të gjithë banorët vendas dhe mysafirët e huaj dhe do të punojnë deri në dhjetor me mbështetjen financiare të shtetit, raportoi korrespondentja e BNR-së, Branisllava Bobanac. Punëtoritë janë të vendosura përgjatë itinerarit të gjatë 3000 kilometra sipas programit “Toka e Legjendave” të Ministrisë së Turizmit. Në këtë mënyrë, vizitorët do të ndjejnë "shijen dhe traditat e Qipros autentike", thekson Ministria. Qëllimi i nismës, e cila zhvillohet për vitin e tretë, është të tërheqë më shumë mysafirë, duke promovuar forma alternative të turizmit, si turizmi kulturor dhe ai rural.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Reuters-arkiv, BGNES, Facebook /Milo Đukanović/ Jakov Milatović/ Visit Cyprus

Më shumë nga rubrika

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD