Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kërkon një rritje prej 10% të të ardhurave buxhetore nga 1 korriku 2023, për të kompensuar inflacionin e parashikuar.
Kryetari i sindikatës, Pllamen Dimitrov, komentoi se nëse kërkesa për deficit buxhetor prej 3 për qind nuk plotësohet për një apo disa vite, nuk do të cenohet perspektiva fiskale afatgjatë për Bullgarinë. Dimitrov dha si shembull se Këshilli për Çështje Ekonomike dhe Fiskale të BE-së ka lejuar një devijim nga rregullat e Mastrihtit për një raport prej 60% të borxhit ndaj PBB-së. Bullgaria duhet të kërkojë gjithashtu një rishikim të kërkesës së deficitit prej 3%. Rritja e deficitit nuk çon në prishje të perspektivës afatgjatë fiskale, pohon sindikalisti.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..