Ansambli “Pirin” – Bllagoevgrad përgatiti një koncert me titull “Unë jam Pirini” për nder të 90 vjetorit të lindjes së kompozitorit të shquar, dirigjent dhe udhëheqës shumëvjeçar të ansamblit Prof. Kirill Stefanov. Shfaqja do të mbahet në ditëlindjen e tij - 28 mars në skenën e Teatrit Muzikor në Sofje. Në të do të marrin pjesë edhe Ansambli Verior i Këngëve dhe Valleve Popullore “Ivan Vëlev” - Pleven, si dhe talente nga Shkolla Kombëtare e Artit të Vallëzimit në Sofje dhe Akademia e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative “Prof. Asen Diamandiev” - Plovdiv.
Krijimtaria e prof. Kirill Stefanov përfshin forma të llojllojshme: nga suita të mëdha mbi motive popullore tek muzika për shfaqje teatrale etj. Ishte ai që e zgjodhi spektaklin si një formë e prezantimit të folklorit bullgar.
Mori pjesë me veprat e tij dhe interpretimet e Ansamblit “Pirin” në albumin e dytë të producentit të njohur zviceran Marcel Sellier “Misteri i zërave bullgarë”, i vlerësuar me çmimin e lartë ndërkombëtar “Grammy” për vitin 1991.
Përveç kompozitorit, dirigjentit, regjisorit dhe pedagogut, Prof. Kirill Stefanov është edhe një nga mbrojtësit më të zellshëm të ruajtjes dhe popullarizimit të folklorit duke e prezantuar atë në kombinim me artin bashkëkohor.
Me këngën popullore “Thuaj, Rajne” të aranzhuar nga prof. Kirill Stefanov po transferohemi në trojet e bukura të Bullgarisë Jugperëndimore. Interpretojnë Grupi Vokal “Pirinki” dhe Ansamblin “Pirin”. Kjo është zgjedhja e Radio Bullgarisë për rubrikën “Kënga e ditës” më 28 mars.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”