Vendi ynë do të marrë 200 milionë euro nga BE për të forcuar sigurinë e kufirit bullgaro-turk. Këtë e tha ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, gjatë vizitës së tij në Departamentin e Policisë Kufitare në qytetin Mallko Tërnovo. Bullgaria mori garanci se siguria e kufirit tonë të jashtëm është prioritet për BE-në. Të gjitha kërkesat bullgare për garanci teknike janë të plotësuar, theksoi Ivan Demerxhiev. Prej 3 javësh, patrullat kufitare përgjatë kufirit bullgaro-turk janë pajisur tashmë me armë me tyta të gjata. 75 automjete të tjera për terrene të vështira u siguruan për ruajtjen e kufirit. Financimi për blerjen e automjeteve të reja do të merret në fillim të prillit, tha Demerxhiev.
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Negociatat për formimin e qeverisë mes GERB-it dhe forcave parlamentare të ftuara nga partia do të zhvillohen ndërmjet 16 dhe 20 dhjetorit. Bisedimet..
Në çdo rast, ne po flasim për një eko-katastrofë. Pyetja është nëse do të jetë vendas, rajonal apo ndërkombëtar, komentoi për BNR ish-ministri i ekologjisë..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i..