Pritet nënshkrimi përfundimtar i të ashtuquajturës kontratë "feed", ose kontatratë inxhinierike, me kompaninë bërthamore amerikane "Westinghouse", për ndërtimin e dy njësive bërthamore duke përdorur teknologjinë AP 1000 në centralin atomik bullgar “Kozlloduj”. Kështu tha zëvendësministri në detyrë i energjisë Elenko Bozhkov në margjinat e një konference në Sofje për zhvillimin e energjisë bërthamore. Komisioni Evropian duhet të miratojë kontratën që do të nënshkruajnë Bullgaria dhe SHBA për ndërtimin e blloqeve të 7-të dhe të 8-të në termocentralin Kozlloduj.
E njëjta kontratë inxhinierike do të nënshkruhet me kompaninë franceze të energjisë "Electricité de France " - EDF për ndërtimin e dy blloqeve nga 1000 megavate secili, duke përdorur pajisjet ekzistuese ruse VVER-1000 në Belene, shtoi Bozhkov.1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..