Situata me lirinë e medias në Bullgari po përkeqësohet. Gazetarët dhe mediat e pavarura që raportojnë mbi krimin e organizuar, korrupsionin ose të drejtat e pakicave përballen me kërcënime të vazhdueshme dhe shpesh kundër tyre ngrihen padi. Mediat e mëdha kontrollohen nga politikanët dhe oligarkët dhe autocensura po rritet. Këtë e thekson “Amnesty International” në raportin e saj për të drejtat e njeriut në mbarë botën në periudhën e viteve 2022/23. Ajo ka raportuar një praktikë të vazhdueshme diskriminuese ndaj azilkërkuesve nga vende si Afganistani, Algjeria, Bangladeshi, Maroku dhe Tunizia, të cilët kthehen automatikisht. Autoritetet bullgare nuk ndërmorën hapa për të zhvilluar një strategji kombëtare për të luftuar diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe vetë-dentifikimin gjinor, thekson gjithashtu raporti.
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..