“Bullgaria nuk do të dërgojë një kontigjent ushtarak në Ukrainë. Asnjë ushtar bullgar nuk do të shkelë atje derisa qeveria e përkohshme të jetë në pushtet.” Këtë e deklaroi në Universitetin Ushtarak Kombëtar në Veliko Tërnovo ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes Dimitër Stojanov. Ai siguroi se nuk po vazhdon asnjë proces mobilizimi, po bëhen verifikimet vjetore, të cilat mbahen çdo vit në rrethet ushtarake. Stojanov tha gjithashtu se Bullgaria do të ketë një oficer shtabi në Bruksel, oficerë shtabi në Poloni dhe deri në 50 personel ushtarak, nëse do të jetë e nevojshme për të marrë pjesë në misionin stërvitor evropian në Poloni dhe gjithashtu në Gjermani.
Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të koncesionit – një instrument që Komisioni Evropian e inkurajon. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe..
Deri në fund të vitit priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, konfirmoi zëvendësministri i financave, Metodi Metodiev. Ai mori pjesë në një mbledhje të komisionit parlamentar të buxhetit, ku u miratua ratifikimi i..
Një dron sipërfaqësor i dëmtuar u asgjësua sot rreth 80 kilometra në lindje të qytetit Varna, në ujërat e Detit të Zi, nga Forcat Detare të Bullgarisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Droni u zbulua më 15 shtator nga Marina Ushtarake, në bashkëpunim..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev...