Një grup punues ndërinstitucional do të përgatisë një procedurë për t’iu përgjigjur një kërcënimi me bombë ndaj objekteve të infrastrukturës kritike deri më 31 mars, njoftoi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev. Grupi përfshin 36 përfaqësues të të gjitha shërbimeve të sigurisë dhe institucioneve të interesuara. Në të mund të përfshihen përfaqësues të tjerë të dikastereve dhe specialistë, theksoi Demerxhiev. Ai tha se qëllimi është që të kemi një procedurë fleksibël funksionimi për t’iu përgjigjur kushteve aktuale.
Në tri ditët e fundit, një sërë shkollash në vend u kërcënuan me mjete shpërthyese të vendosura dhe u mbyllën përkohësisht. Kërcënimet u bënë disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2 prillit, në të cilat do të votohet në shkolla në shumë vende.
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..