"Bullgaria ka argumente serioze për të shtyrë mbylljen e termocentraleve të qymyrit të paktën deri në vitin 2030. Ne po përballemi me një krizë serioze energjitike, një deficit rajonal". Kështu tha për BNR eksperti i energjisë dhe kryetari i Forumit Bullgar të Energjisë dhe Minierave, Ivan Hinovski. Problemi është se autoritetet bullgare nuk arrijnë t'i paraqesin qartë këto argumente në KE, siç bëri Serbia dhe shtyu afatet për mbylljen e termocentraleve të qymyrit (Serbia nuk është anëtare e BE-së, por merr pjesë në Planin e Tranzicionit të Drejtë), është i mendimit eksperti. Sipas tij, në 10-12 vitet e ardhshme Bullgaria duhet të investojë në sisteme për ruajtjen e energjisë nga burimet ripërtëritëse energjetike. Mjetet sipas planit për një tranzicion të drejtë janë rreth 800 milionë euro. Po të isha menaxher do të hiqja dorë nga këto para - aq fitohet në një vit nga termocentrali Marica Iztok 2”, komentoi Hinovski.
Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do..
Në rajonin e Plovdivit, situata epizootike mbetet e komplikuar në lidhje me sëmundjen e lias tek delet dhe dhitë. Me qëllim kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme, Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore njoftoi se do të zgjatet..
Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me nivelin aktual. Kjo parashikohet në projektin e Dekretit të Këshillit të Ministrave, i përgatitur nga..
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin..
Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të..
Një nga sektorët më fitimprurës nga futja e euros në vendin tonë do të jetë turizmi, parashikoi Zëvendësministrja përkatëse Irena Georgieva për Radion..