Trëndafilat bullgarë u mbollën në Burnaby, British Columbia, Kanada. Shumë bullgarë dhe qytetarë kanadezë iu bashkuan aktivitetit të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto dhe Shoqëria Bullgaro-Kanadeze në Kolumbinë Britanike. Trëndafilat mbërritën nga fshati bullgar Drumohar i rrethit të Kjustendilit, falë Gergana Todorovës dhe nënës së saj të ndjerë Malinka Nikollova. Ideja për nismën lindi në një takim mes konsulles së përgjithshme Velisllava Panova dhe kryetarit të bashkisë së qytetit, Mike Hurley.
Në qytetin e Burnaby, ku një pjesë e madhe e komunitetit bullgar jeton në zonën e Vankuverit, sipas Konsullatës sonë të Përgjithshme në Toronto, ka një kopsht trëndafili qindravjeçar në malin Burnaby.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..