Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Angli i kanë “veshur” zgjedhjet parlamentare me rroba pranverore

Ruleta zgjedhore po rrotullohet në Bullgari për plot dy vjet. Më 2 prill, bullgarët në vend dhe në mbarë botën do të gjejnë sërish kohë për të ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre civile dhe do të zgjedhin parlamentin e ri - organi ligjvënës në vendin tonë.

Bullgarisë do t'i dhurohet edhe një ditë nga jeta jonë, le ta bëjmë të bukur”, tha për Radio Bullgarinë Zornitsa Rangelova nga Londra. Dhe ky nuk është vetëm një apel. Bashkatdhetarët tanë në kryeqytetin britanik po përgatiten me ...lule për zgjedhjet. “Ngjarjet e reja të krijuara në rrjetet sociale kanë shumë foto, duke sjellë një humor pranveror. Kemi edhe një hartë me të gjitha adresat e qendrave të votimit në Ishull”, na tha Zornitsa, e cila është koordinatore për zgjedhjet në Ambasadën Bullgare në Londër.

“Edhe pse zgjedhjet janë një ngjarje zyrtare, ne duhet të gjejmë edhe të bukurën. Prandaj, në vend të flamujve tipikë për të paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale, ne përdorëm bukurinë e luleve. Është pranverë, kështu që të gjithë duhet të zgjohemi dhe të bëjmë diçka ndryshe. Shumica e pjesëmarrësve të seksioneve zgjedhore bënë vërtet shumë përpjekje për të mësuar rreth materialeve zgjedhore, duke u larguar për një kohë nga familjet e tyre për të marrë pjesë në organizim dhe sigurisht, për të organizuar qendrat e votimit. Kjo kohë është pjesë e jetës sonë dhe për këtë kemi vendosur ta bëjmë edhe më të bukur. Ftojmë të gjithë njerëzit të dalin me pozitivitet të dielën dhe ta bëjnë atë një event të bukur!”

Për lehtësinë e bullgarëve që ndodhen në territorin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, është përgatitur një hartë me të 102 adresat e qendrave të votimit atje. Në pesë ditët e para të krijimit, ajo pati afro 12,000 vizitorë. A flet kjo për interesim dhe aktivitet të madh në procesin politik tek bullgarët në Britaninë e Madhe?

„Po - Zornitsa është kategorike. - Fillimisht menduam se nuk do të kishte interes, por pasi bëmë hartën dhe ngjarjet në rrjetet sociale, vumë re se në fakt njerëzit në heshtje po shikojnë se ku do të jetë seksioni i tyre. Sepse, siç e dini jashtë, jo vetëm në Angli, por kudo që ka qendra votimi jashtë ambasadës, ato nuk janë vendosur në adresa të sakta.


Vendi më i besueshëm për të kontrolluar adresën e një qendre votimi është faqja e internetit e ambasadës, kujton Zornitsa Rangelova. Dhe pavarësisht se zgjedhja e një vendi për të votuar jashtë Bullgarisë është një proces më i vështirë, dhe adresat nuk janë të përhershme, bashkëbiseduesi ynë zbulon edhe diçka pozitive: “Ne kemi privilegjin të mos mendojmë se ku do të jemi ditën e zgjedhjeve, por thjesht për të gjetur adresën më të afërt të një qendre votimi për ne dhe të shkojmë për të votuar“.

Me sa di unë, në Bullgari, në ditën e votimit, është e pamundur të votohet në një qendër votimi të ndryshme nga ajo që është caktuar në adresën tënde, përveç nëse keni plotësuar më parë një deklaratë për këtë qëllim.“

Zornica Rangellova në pritjen me rastin e 3 marsit në Ambasadën Bullgare në Londër dhe me bashkatdhetarët në Sutton

Partitë e përfaqësuara në Parlamentin e fundit kanë të drejtë të emërojnë përfaqësuesit e tyre në qendrat e votimit jashtë vendit, gjë që, sipas Zarnicës, e bën më intensive punën për organizimin e votimit. “Sepse personat e përfaqësuar nga partitë nuk kanë asnjë lidhje me vetë ambientet, procesin zgjedhor etj., d.m.th. përgjegjësia për një organizim të vërtetë nuk është më“.

Sigurisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë vit i ka bërë shumë të mira udhëzimet metodologjike. Një falenderim i madh për ta, udhëzimet tashmë janë sqaruar hap pas hapi dhe është shumë më e thjeshtë.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Fotografitë janë siguruar nga Zornica Rangellova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD
Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD