Fituesi i zgjedhjeve do të zgjidhet nga votat e vendimmarrësve në minutën e fundit. Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin në dhjetëditëshin e fundit të marsit, rezultati do të ishte si vijon: "Po e vazhdojmë ndryshimin"-"Bullgaria Demokratike" dhe GERB-SDS do të kishin një mbështetje të ngjashme me përkatësisht 26.9% dhe 26.5%. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga “Gallup International Balkan” për Radion Kombëtare Bullgare, duke treguar qëndrimet në fund të fushatës. Hulumtimi u krye midis 18 dhe 26 marsit 2023 ndër 1004 persona, duke përdorur metodën ballë për ballë. Sipas rezultateve të sondazhit, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Vëzrazhdane" do të garonin për vendin e tretë, me përkatësisht 13.3% dhe 13%. Në vendin e pestë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 7.2%. “Ngritja Bullgare” me 3,5% dhe “Levica” (“E Majta) me 3,3% do të luftojnë për të kaluar barrierën prej 4 për qind. “Ka një popull të tillë” (ITN) ka 3%.
40.1% prej të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin patjetër – këto janë nivele afër pjesëmarrjes së deklaruar para zgjedhjeve të tetorit 2022. 4.1% e atyre që kanë thënë se do të votonin do të preferonin "Unë nuk mbështes askënd".Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje shiu të shoqëruara me vetëtima. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa në..
Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e Rilës. Në prag të festës, ai u përul para lipsaneve të mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe..
Një qëndrim i Institutit për Siguri Rrugore, i shpërndarë për mediat, thekson se në Bullgari rreziku për të vdekur në rrugë është 2.5 herë më i lartë se mesatarja për Bashkimin Evropian. Të dhënat për muajin korrik dhe për ditët e kaluara të gushtit..
Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e..
Një qëndrim i Institutit për Siguri Rrugore, i shpërndarë për mediat, thekson se në Bullgari rreziku për të vdekur në rrugë është 2.5 herë më i lartë se..
Familjet bullgare evidentojnë rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Mesatarisht, të ardhurat totale tremujore..