Destinacionet turistike urbane po rimëkëmben shumë shpejt pas pandemisë së koronavirusit. Ndërmarrja Komunale të Turizmit në Sofje pret një rimëkëmbje të numrit të turistëve nga para pandemisë dhe rezultate edhe më të mira këtë vit.
Në vitin 2022 është vërejtur një rritje prej mbi 61% krahasuar me një vit më parë. Turistët e huaj janë kryesisht të moshës 30 deri në 44 vjeç. Ata janë kryesisht nga Izraeli, Italia, Gjermania, Rumania, Turqia, tha për gazetaren Milla Mlladenova Ljudmill Pellov, drejtor i Ndërmarrjes Komunale të Turizmit. Po vëzhgohet gjithashtu rritje e fluksit të turistëve nga Britania e Madhe dhe Greqia. Interesim ka edhe nga turistët nga destinacionet më të largëta, si SHBA, Brazili, Kanadaja, Koreja e Jugut, Japonia dhe madje nga India.
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..