Zgjedhjet e pesta parlamentare në vendin tonë për dy vitet e fundit filluan tashmë. Deri në fund të ditës së zgjedhjeve (20:00 orë lokale) pritet që deri në kutitë e votimit të dalin maksimumi 2 700 000 qytetarë bullgarë, d.m.th. ndërmjet 40 dhe 46 për qind e atyre që kanë të drejtë vote, gjë që jep shpresë për një rritje shumë të lehtë të pjesëmarrjes rekord të ulët prej 39.4 për qind në votimin e mëparshëm parlamentar më 2 tetor 2022.
Përveç më shumë se 11 810 qendrave të votimit të krijuara në vend, qytetarët bullgarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar edhe jashtë vendit. Për këtë qëllim jashtë vendit u përgatitën 737 seksione në 61 shtete. Ky është 18 seksione më pak se votimi i mëparshëm.
47 389 bullgarë nga 87 vende shprehën dëshirën për të votuar duke paraqitur paraprakisht një aplikim online. Tradicionalisht, numri më i madh është në fqinjin tonë jugor, Turqinë – 28 286 aplikime, 3343 janë nga Britania e Madhe dhe 3289 nga Gjermania. Megjithatë, numri i aplikimeve nuk korrespondon me numrin aktual të votuesve, të cilët janë shumë më tepër – 175 338 në votimin e mëparshëm.
Sqarim i rëndësishëm: Bullgarët jashtë vendit mund të votojnë në një seksion të përshtatshëm për ta, kjo vlen edhe për turistët bullgarë që ndodhen aktualisht jashtë vendit.
Për shkak të diferencës kohore prej 10 orësh me Bullgarinë, dita e zgjedhjeve përfundon më herët në Zelandën e Re, ku punojnë dy seksione - në Christchurch dhe Auckland. Të fundit do të mbyllen qendrat e votimit në shtetet amerikane të Kalifornisë, Arizonës dhe Nevadës. Në SHBA për bullgarët janë në dispozicion 56 qendra votimi.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga varri i zbrazët dhe do të përpiqet, me të gjitha mundësitë e saj, të bashkëpërjetojë habinë e grave..
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur qeveria në mbledhjen e fundit. Që nga fillimi i vitit, lëshimi i dokumentit të identitetit është..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme. Këtë e tha për BTA në Ruse At Stefan nga Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” dhe famullitari në kishën..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme...
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur..
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga..