1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë përkatëse.
Kështu, çdo qytetar bullgar ka 24 orë për të perceptuar atë që ka dëgjuar gjatë fushatës politike dhe për të vendosur me qetësi se cilën nga 15 partitë dhe 7 koalicionet e regjistruara të mbështesë me votën e tij.
Fakti që 7 deri në 14 për qind e votuesve do të vendosin në minutën e fundit se kë do të mbështesin i jep rëndësi shtesë orëve të reflektimit. Sipas sociologëve, përqindja e të ashtuquajturve “votuesit spontanë” është mjaft i madh për të ndryshuar rezultatet e sondazheve paraprake të opinionit publik. Dhe kur flasim për një pjesëmarrje të ulët të pritshme në votime prej rreth 40 për qind dhe mbështetje pothuajse të barabartë për dy partitë e para vendimi i votuesve të lëkundur mund të anojë ndjeshëm peshoren, me gjasë që fituesi i zgjedhjeve të vendoset në minutën e fundit.
Për shumë bullgarë, ky votim i pestë i parakohshëm është shpresa se nyja e ngërçit politik do të zgjidhet dhe se parlamenti i sapozgjedhur do të nxjerrë një qeveri të qëndrueshme që do të merret me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të popullit - inflacioni, siguria, reformat në sektorët e rëndësishëm si drejtësia, shëndetësia etj.
Prandaj, edhe pse është 1 prilli, është e rëndësishme që qytetarët t’i shikojnë seriozisht ofertat politike të kandidatëve dhe të marrin një vendim jo për shaka - të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.
Tekst: Elena Karkalanova
Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..
Rajoni në SHBA, i mbyllur midis shteteve të Illinois, Ohajo, Miçigan dhe Indiana, është shtëpia e komunitetit më të vjetër bullgar në Amerikë, i cili u formua në fillim të shekullit të 20-të, kujton në një intervistë për Radio Bullgarinë, Konsulli i..
Një mur mbajtës përgjatë lumit Banshtica në Kjustendill (Bullgaria Jugperëndimore) po bëhet muri më i gjatë ligjor i grafiteve në vendin tonë, transmeton BTA. “Qëllimi është të tërheqim artistë nga e gjithë bota për të lënë gjurmën e tyre krijuese..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..