Në vend u hapën 11 818 qendra votimi dhe në 9 366 prej tyre do të votohet me makinë. Veçmas u parashikuan urnat e lëvizshme të votimit, seksionet në institucionet mjekësore dhe sociale, si dhe në anije dhe në vendet e ndalimit.
Sipas listave zgjedhore të KQZ-së, në Bullgari të drejtë vote kanë 6 594 593 persona.
Në ditën e zgjedhjeve, 15 000 policë do të ruajnë qendrat e votimit. Deri më sot, në Ministrinë e Punëve të Brendshme u pranuan 596 sinjale për shkelje në lidhje me zgjedhjet dhe u hapën 130 procedime penale në lidhje me të drejtat zgjedhore të qytetarëve
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..