Në 24 orët e fundit nuk ka kërcënime për shpërthime, bëri të ditur ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev. Dje për alarme falëse në Plovdiv u arrestuan dy djem 15-vjeçarë dhe një burrë 23-vjeçar me dosje penale.
Një ditë më parë, falë Drejtorisë së Sigurisë Kibernetike, në Sofje u kapën dy 17-vjeçarë dhe 3 të mitur të tjerë në vend. Deri më tani u arrestuan gjithsej tetë persona.
Demerxhiev shtoi se për shkelje të të drejtave zgjedhore të qytetarëve u iniciuarn 133 procedura paraprake dhe paraburgosën 114 persona. Sipas ministrit zyrtar, tentativat për të manipuluar votën u rritën, për procedurat paraprake rritja është 100 për qind, ndërsa për të paraburgosurit 50 për qind.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..