Në zgjedhjet për parlamentin e ri votuan edhe presidenti Rumen Radev, nënpresidentja Ilijana Jotova dhe kryeministri në detyrë Gëllëb Donev.
“Pres që në politikën bullgare të mbizotërojë arsyeja dhe parimet, të cilat do të vendosin në radhë të parë interesat e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit”, tha kreu i shtetit dhe u bëri thirrje qytetarëve të japin votën e tyre që askush tjetër të mos vendosë fatin e tyre.
Nënpresidentja shprehu shpresën se Kuvendi i ri Popullor do të punojë shpejt për të formuar një buxhet që do të miratohet dhe më pas të formojë një qeveri të rregullt. “Votova për kapërcimin e krizës politike dhe jo më zgjedhje të parakohshme”, shtoi ajo.
Kryeministri në detyrë gjithashtu u bëri thirrje votuesve që të ushtrojnë të drejtat e tyre civile në mënyrë që të ketë përfaqësim në Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor dhe të formohet një kabinet i rregullt. Sipas tij, zgjedhjet po ecin normalisht dhe nuk ka shkelje të rënda.
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..