Shtetasit bullgarë në Serbi kanë katër adresa ku mund të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin Popullor të Bullgarisë.
Ndër banorët e Vranjës nuk ka një dëshirë të madhe për të votuar, pasi në qytetin e tyre nuk ka një seksion të hapur zgjedhor dhe ata duhet të udhëtojnë në Konsullatën e Përgjithshme të Bullgarisë në Nish (120 km nga Vranja) ose në Qendrën e Informacionit Kulturor në Bosilegrad (100 km), tha për Radio Bullgarinë Darko Anaçkov, kryetar i Qendrës Bullgaro-Serbe atje. Pavarësisht largësisë, megjithatë, ai shpreson që bashkëqytetarët e tij të votojnë.
“Qendra Bullgaro-Serbe në Vranja u hap në vitin 2018 dhe deri atëherë nuk u zhvilluan aktivitete për ruajtjen e shpirtit dhe identitetit bullgar të popullsisë në rajon”, thotë Anaçkov.
“Bullgarët në Vranja dhe rrethinë nuk janë mjaftueshëm të njohur me situatën politike në Bullgari. Nuk kemi pasur vizita nga politikanë apo parti politike nga Bullgaria. Diplomatët e parë, përkatësisht përfaqësues të shtetit, erdhën me ftesën time në vitin 2018 në lidhje me hapjen e Qendrës Bullgaro-Serbe dhe që nga ajo kohë filloi procesi i rikthimit të ndërgjegjes dhe identitetit bullgar në Vranja, si të thuash, falë ish-ambasadori Radko Vllajkov, i cili ishte ambasador në Beograd. Tani ky bashkëpunim vazhdon me Konsullatën e Përgjithshme në Nish dhe konsullin Dimitër Canev, si dhe me ambasadorin e Bullgarisë në Beograd Petko DoJkov.”
Anaçkov është i mendimit se bullgarët vendas janë të kënaqur me politikën e zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe nga kjo se kanë shumë më tepër bullgarë që studiojnë në universitetet bullgare. Por në mesin e minoritetit bullgar në Serbi ka pakënaqësi për pritjen e gjatë për marrjen e nënshtetësisë bullgare.
I pyetur se si do të komentojë një reklamë në internet që u bën thirrje njerëzve pa regjistrim të adresës në Sofje të votojnë në Serbi, Anaçkov supozoi se ajo kishte për qëllim bullgarët që udhëtojnë ditën e votimit përmes fqinjit tonë perëndimor.
“Isha disa herë kryetar i një komisioni zgjedhor seksioni, isha edhe nënkryetar dhe sekretar në Konsullatën e Përgjithshme dhe e di që ka shumë bullgarë që udhëtojnë tranzit dhe duke kaluar nga një nga seksionet këtu p.sh. përmes Nishit votojnë.”
Anaçkov tregoi para Radio Bullgarisë edhe për nismën e Qendrës Bullgaro-Serbe të quajtur “Diplomacia kulturore e të rinjve midis Bullgarisë dhe Serbisë”:
“Ky është një projekt i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Zbatimi filloi nga janari i këtij viti. Qëllimi është përfshirja e të rinjve – shkollave, institucioneve kulturore nga e gjithë Serbia Juglindore. Dëshirojmë që t’u tregojmë serbëve këtu disa gjëra pozitive për Bullgarinë. Sepse ju e dini se si është qëndrimi në Serbi ndaj Bullgarisë, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit - po të fillojmë nga Vranja, në Surdulicë është edhe më e ndërlikuar - ju dini për dëshmorët e Surdulicës, Leskovac, Nish, Pirot, Caribrod, Zajçar. Ne i kemi mbuluar të gjitha këto vende. Besojmë se të rinjtë - serbët dhe bullgarët - janë diplomatët më të mirë kulturor. Sepse nuk kanë paragjykimet që kanë p.sh të moshuarit. Prandaj zgjodhëm t’i njohim të rinjtë me kulturën bullgare, me identitetin e bullgarëve, për të ndryshuar mendimin e tyre për Bullgarinë përmes kulturës.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..