Rezultatet e exit poll-it të Gallup International Balkan, partner i BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve, tregojnë se 5 parti dhe koalicione do të hyjnë me siguri në parlamentin e ri të 49-të dhe njëra është në prag të barrierës prej 4 për qind. Të dhënat e agjencisë regjistrojnë shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari që nga ora 20:00 e datës 2 prill 2022:
"Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike": 25,6%
GERB-SDS: 24.8%
"Vëzrazhdane": 14.2%
DPS: 13.0%
BSP: 10%
"Ka një popull të tillë": 4%
“Ngritja bullgare” dhe “E majta” mbeten nën barrierën prej 4 për qind për të hyrë në parlament me rezultate përkatësisht 2.8% dhe 2.2%.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor është 37.4%. 3.8% e votuesve kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
4566 kandidatë të propozuar nga 15 parti dhe 7 koalicione po luftojnë për një vend në parlamentin bullgar prej 240 vendesh.
Bullgarët jashtë vendit votojnë në 737 qendra votimi në 61 vende. Më së shumti seksione u hapën në Turqi - 162, në Britaninë e Madhe - 118 seksione, në Gjermani - 74, në Spanjë - 64, në SHBA - 56.
Bullgarët në Zelandën e Re ishin të parët që filluan të votojnë. Për shkak të diferencës kohore, dita e zgjedhjeve jashtë vendit do të përfundojë më së voni në seksionet në Kaliforni të SHBA-së - në orën 06:00 me orën bullgare të hënën, më 3 prill.Ndërtimi i njësive të 7 dhe të 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”është një hap kyç drejt garantimit të sigurisë energjetike të Bullgarisë. Ky qëndrim u shpreh nga kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me një delegacion nga Hyundai..
Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov. Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov..
Bullgaria mund të jetë një partner strategjik i Japonisë për rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore, tha presidenti Rumen Radev. Ai u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në mëngjesin e biznesit të organizuar nga Shoqata e Bizneseve Japoneze-Bullgare..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..