Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Wagner” njoftoi se pushtuan “juridikisht” Bahmutin

Бахмут
Foto: AP/BTA

Një takim dy-ditor i ministrave të jashtëm të NATO-së do të mbahet në Bruksel. Ministrat e aleancës do të theksojnë mbështetjen e vazhdueshme të paktit për Ukrainën dhe sigurinë transatlantike, njoftoi Reuters. Pak përpara forumit, Rusia njoftoi se do të lëvizë armët e saj taktike bërthamore në kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë, në afërsi të NATO-së.Deklaratën e bëri ambasadori rus në Minsk, Boris Grizllov. Masa ka të ngjarë të përshkallëzojë më tej përplasjen e Moskës me Perëndimin, njoftoi Reuters.

Një flamur rus u ngrit mbi administratën në Bahmut, tha themeluesi i kompanisë private ushtarake “Wagner” Eevgenij Prigozhin, cituar nga TASS. “Juridikisht e morëm Bahmutin”, tha Prigozhin. Sipas tij, ka ende trupa ukrainase në rrethet perëndimore të Bahmutit. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shkurtin

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 25-02-10 7.30.MD
Ministri Stankov

Ministri i energjisë Zheço Stankov është në SHBA për takime me bizneset amerikane

Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..

botuar më 25-02-10 5.58.MD

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD