Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të lehtësojnë njohjen e arsimit të lartë jashtë vendit

Foto: BGNES

Një Regjistër i Unifikuar për njohjen akademike të arsimit të lartë jashtë vendit ofrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Projekt-amendamenti dhe plotësimi i urdhëresës për këtë к publikua për diskutim në faqen e ministrisë.

Aktualisht, Qendra Kombëtare e Informacionit dhe Dokumentacionit mban 3 regjistra - të certifikatave të lëshuara të njohjes akademike, të certifikatave të revokuara dhe të refuzimeve të njohjes akademike.  Kontrollimi në secilën prej të treve krijon një barrë administrative të panevojshme dhe rrezik për lëshime. Regjistri i unifikuar i propozuar i Njohjeve Akademike do të jetë gjithashtu i aksesueshëm në mënyrë elektronike. Regjistri do të lehtësojë hyrjen e të diplomuarve jashtë shtetit në tregun e punës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD