Me 17 dronë iranianë, Rusia sulmoi natën qytetin ukrainas të Odesës. Mbrojtja ajrore rrëzoi 14 nga bombat pa pilot. Ka dëmtime në zonën e portit. Një zjarr shpërtheu, por askush nuk vdiq, raporton UNIAN.
Janë duke u zhvilluar negociata urgjente në Uashington për dërgimin e sistemeve të vjetra raketore të mbrojtjes ajrore HAWK në Ukrainë, raporton Politico. Në fillim të viteve 1990, ato u zëvendësuan nga ato më të reja Patriot, por janë ende në përdorim në disa vende evropiane. Spanja është zotuar ta sigurojë Kievin me raketa për sistemin HAWK.
Para kundërofensivës së pritshme ukrainase, për të forcuar aftësitë e saj goditëse, ushtria ruse ka dërguar instalime artilerie termobarike TOS-1A në territoret e pushtuara, raporton Instituti për Studimin e Luftës - ISW. E ashtuquajtura bombë me vakum konsiderohet një armë konvencionale, por është jashtëzakonisht shkatërruese dhe çnjerëzore.Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..