Për shkak të tkurrjes së konsumit dhe eksporteve, ekonomia bullgare do të ngadalësojë rritjen e saj në 1.8 për qind në vitin 2023, sipas parashikimit makroekonomik pranveror të Ministrisë së Financave. Në vitin 2022, rritja ishte 3.4%.
Për shkak të luftës në Ukrainë, është zhvilluar një skenar alternativ, sipas të cilit rritja e PBB-së mund të bjerë deri në 0.5%. Inflacioni mesatar vjetor do të jetë 8.7%. Për shkak të uljes së pritshme të çmimeve të disa ushqimeve dhe peshës së tyre në konsum deri në fund të vitit, inflacioni mund të tkurret në 5.6%, thuhet në analizë. Papunësia e pritshme vjetore është 4.1%, që është një rënie minimale prej 0.2% nga viti 2022.
Bazuar në parashikimin e pranverës, në muajin prill ministria do të paraqesë projektbuxhetin për vitin 2023 dhe do ta dërgojë për diskutim në parlamentin e sapozgjedhur.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..