Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në këngën "Vajza" MINNA këndon bukurinë e bullgares

Foto: YouTube /MINNA

Në artin popullor ka shumë këngë që këndojnë bukurinë e gruas bullgare. Një prej tyre është kënga “Vajza”. Ajo u kushtohet të gjitha grave bullgare dhe kryesisht grave nga rajoni maqedonas, prej nga është edhe interpretuesja MINNA.

Kjo është Mina Suçeva, e lindur në Bllagoevgrad në familjen e koreografes Zhaneta Suçeva, e cila ishte soliste në ansamblin "Pirin". Vetë Mina e zbuloi dashurinë e saj për muzikën në moshën 15-16 vjeçare, gjë që e çoi në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në Sofje, ku u diplomua për këndimin pop dhe jazz. Ajo ka mësuar shumë nga puna e saj si mbështetëse e këngëtarit të njohur bullgar Veselin Marinov, por duke pasur dëshirë për ta zhvilluar talentin e saj në një stil tjetër muzikor, ajo tashmë ka regjistruar disa këngë origjinale. Në atë të fundit - "Vajza" - gërshetohen folklori bullgar dhe tingulli modern. Është përdorur refreni i këngës popullore "O vajzë maqedonase", por me një ritëm modern dhe në këtë mënyrë kënga merr një pamje krejtësisht të re. Aranzhimi është i Ivan Petrovit. Ai dhe Mina Suçeva i shtojnë linja të reja melodike këngës së njohur popullore, ndërsa Mina ka krijuar një tekst të saj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..

botuar më 25-02-20 6.35.PD
Portreti i Vasill Levskit, nga piktori Dionisij Donçev

“Mos këndo, o bilbil, kam kohë, nuk nxitoj...”

"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..

botuar më 25-02-19 7.30.PD