Nëse Kina i jep Rusisë armë vdekjeprurëse, do të jetë një gabim historik me pasoja të thella. Rreth këtij mesazhi janë bashkuar ministrat e jashtëm të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas takimit dyditor të ministrave të paktit. Stoltenberg përsëriti se në këtë fazë nuk ka asnjë provë për furnizime me armë vdekjeprurëse për Rusinë nga Kina, por shtoi se NATO po monitoron veprimet e vendit nga shumë afër.
Para takimit me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave në ambasadën franceze në Pekin se çdo vend që ofron ndihmë për Rusinë në luftën kundër Ukrainës bëhet aleat në agresion dhe shkelës i ligjit ndërkombëtar, dhe kjo nuk është në interes të Kinës. "Lufta e zgjatur nuk është as në interesin e Kinës," shtoi Macron, raportoi AFP.
Në lidhje me deklaratën e përbashkët të 21 marsit të liderëve të Rusisë dhe Kinës në Moskë, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, për "miqësinë e pakufishme", ambasadori i Kinës në BE, Fu Cong, sqaroi se Kina nuk e mbështet luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe nuk i jep armë palës ruse, theksohet në një analizë të Institutit për Studimin e Luftës - ISW.Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një..