Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizitë historike e një kundëradmirali shqiptar në Bullgari

Foto: BTA

Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Kundëradmirali Adnand Agastra, u prit me një ritual zyrtar përpara shtabit të Flotës Ushtarako-Detare në Varna. Në mjedisin e sotëm të komplikuar të sigurisë, bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, tha i ftuari. Zoti Agastra tregoi se vizitën e tij në Bullgari do ta shfrytëzojë për të hapur mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve anëtare të NATO-s.

Kundëradmirali Kirill Mihajllov, komandant i flotës bullgare, theksoi se vizita e kolegut të tij shqiptar është historike, sepse është hera e parë që një komandant i lartë detar nga një vend ballkanik arrin për vizitë zyrtare në Bullgari.

Të dy komandantët vizituan kantierin ushtarak të ndërtimit të anijeve "Delfin" pranë Varnës, ku po ndërtohet e para nga dy anijet e reja patrulluese multifunksionale për Flotën Ushtarako-Detare Bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD