“Zgjedhjet u zhvilluan lirshëm, në mënyrë të qetë, pa shkelje të konsiderueshme”, tha për bTV kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. “Ndoshta partitë janë të befasuara nga rezultatet. Ajo që votuesit kanë treguar në këto zgjedhje për këtë parlament është se politikanët duhet të shkojnë drejt bashkimit, të kërkojnë unitet”, shtoi Donev.
Shteti nuk është falimentuar. Mbledhja e taksave për 3 muajt e parë të 2023 është rritur me mbi 20%, tha kryeministri, duke shpjeguar se të ardhurat nga TVSH janë më të pakta për shkak të rritjes së eksporteve. Do të bëjmë gjithçka që buxheti të ketë deficit deri në 3%, theksoi gjithashtu Donev.
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..