E Diela e Dafinave (Cvetnica, ose Vrëbnica) është një festë e pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët. I kushtohet pritjes solemne të Jezu Krishtit në Jerusalem dhe festohet gjithmonë të dielën para Pashkëve.
Sipas asaj që është shënuar në Shkrimet e Shenjta, në këtë ditë Biri i Zotit hyn në qytetin e shenjtë, i mirëpritur nga njerëzit me degë ulliri, palme dhe dafine dhe me thirrjet "Hosana". Kjo është arsyeja se pse festa është e njohur si e Diela e Palmave ndër katolikët dhe Dita e Dafinave ndër ortodoksët. Në kishat kremtohet Liturgjia e Shenjtë dhe shpërndahen degë shelgu të shenjtëruara, të cilat laikët i marrin në shtëpi për shëndet.
Për agjëruesit e Pashkëve, lejohet vendosja e peshkut në tryezën e tyre. Dhe nga e nesërmja fillon Java e Madhe - ditët e fundit të jetës së Jezu Krishtit, në të cilat ai merr përsipër mëkatet e të gjithë racës njerëzore, në emër të shpëtimit të njerëzimit.
Përveç simbolikës dhe ritualit fetar, Cvetnica është një festë shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh. Në vendin tonë janë më shumë se 360 mijë persona që do të mirëpresin sot të afërmit dhe miqtë për të festuar bukurinë e emrave që mbajnë dhe për t'i uruar njëri-tjetrit shëndet e hir.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNESÇdo vit më 14 shkurt, dashuria lulëzon me forcë të re! Dita e Shën Valentinit po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari duke u bërë një festë që frymëzon të dashuruarit të ndajnë momente të bukura së bashku. Traditat përfshijnë shkëmbimin..
Lindur më 12 shkurt 1935 në Sofje, në një familje refugjatësh nga Kukushi, Kostadin Gugov mbetet i njohur si një nga interpretuesit më autentikë të këngëve popullore nga rajoni folklorik maqedonas. “Kam pasur fatin të rritem me këngët e nënës sime Jova..
Më 10 shkurt, Kisha Ortodokse kremton martirin e shenjtë Harallambi Mrekullibërësit, i cili gjatë jetës shëronte të sëmurët dhe me fuqinë e Zotit kreu shumë mrekulli. Në fillim të shekullit të III, Shën Harallambi u bë viktimë e persekutimeve të..
Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të..
Atë ditë, Shpëtimtari organizoi darkën tradicionale të Pashkës për popullin hebre në shtëpinë e një banori të Jerusalemit. Përpara darkës, si shprehje..