Të gjitha partitë në koalicionin e “Po e vazhdojmë ndryshmin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) kanë vendosur të mos mbështesin një qeveri me mandat apo pjesëmarrje të GERB-it, tha në një konferencë për shtyp Asen Vasilev, bashkëkryetar i PP-së.
Ai theksoi se në zgjedhjet e fundit ka pasur 5 herë më shumë fletëvotime të pavlefshme, mbi 45 mijë në krahasim me 9 mijë në ato të mëparshme, duke shprehur pakënaqësinë që në 17% të seksioneve ka pasur mospërputhje mes votave të regjistruara nga makineria dhe atyre të shënuara në protokolle. Vasilev shtoi se në 2600 seksione video-monitorimi nuk ka funksionuar dhe në 303 nga 700 seksionet me rrezik ai nuk është përdorur aspak. Ai theksoi gjithashtu se ka protokolle të korrigjuara dhe një problem sistemik me zhvillimin dhe raportimin e zgjedhjeve.
Vendimi ynë për të mos mbështetur GERD është për shkak të dallimeve në vlera, tha bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov.
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..