Në Ruse u hodh fillimi i linjës së parë hekurudhore në Bullgari, që lidh qytetin me kryeqytetin e sotëm detar, Varnën. Në vitin 1866, kur trenat lëviznin përgjatë lumit Danub, u krijua një punishte për riparim, e cila u shndërrua shpejt në një ndërmarrje të madhe me mijëra punëtorë dhe me rëndësi të madhe për qytetin. Nuk ka pothuajse asnjë familje në Ruse që nuk është e lidhur në një farë mënyre me fabrikën e lokomotivave dhe vagonëve në qytet.
Pas vitesh harrimi, një investitor bën përpjekje për ta rimëkëmbur fabrikën, e cila e ndërpreu aktivitetin në vitin 2013. “Pas një dekade prishjeje, 50 ndërtesat në kantier janë në gjendje kritike, së bashku me 10 kilometra rrugë hekurudhore të pashfrytëzuara. E gjithë kjo gjendet në 178 hektarë”, thotë Pllamen Shopov – pronar i kompanisë së re “Uzina për Lokomotiva dhe Vagonë”. Puna për restaurimin e saj ka filluar që nga fundi i vitit 2020 dhe tashmë është bërë jo pak. Salla e kontrollit teknik dhe e riparimeve të lokomotivave është pajisur me instrumentet e nevojshme, dhe do të hapet sërish gjatë këtij prilli. Linjat hekurudhore industriale janë restauruar, janë gati për funksionim dhe tashmë po presin vagonët e parë që duhet të riparohen. Fillimisht aty do të punojnë rreth 30 persona, 150 të tjerë do të punësohen pas hapjes së punishtes së vagonëve, por që të fillojë prodhimi do të nevojiten rreth 500 punëtorë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Express Service - Bulgarian Locomotives
Pabarazitë në të ardhurat në Bullgari për një periudhë janë më të ulëta se mesatarja botërore gjatë 20 viteve të fundit, por pas vitit 2014 ato kanë qenë më të larta se vlerat mesatare në BE. Kjo thuhet në një analizë të Këshillit Ekonomik dhe Social,..
Banka Botërore uli parashikimet e saj për rritjen ekonomike të ekonomisë globale dhe të Bullgarisë për këtë dhe vitin e ardhshëm. Vlerësimi është pjesë e analizës së rregullt të institucionit financiar ndërkombëtar, që publikohet çdo 6 muaj -..
Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës..
Një sërë institucionesh – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Ministria e..