Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për kumiçene në qytetin e Kojnares

10
Rivendosja e zakonit kumiçene, qyteti Kojnare, 2022. Foto: Fondacioni „Rrënjët e gjalla bullgare“

Për të tretin vit radhazi, grupi muzikor i folklorit autentik në Bibliotekën "Hristo Botev 1889" në qytetin e Kojnares, rajoni i Plevenit, do të mbajnë një shfaqje për një prej zakoneve më të bukura dhe më të dashura në këtë trevë - kumiçenë, karakteristikë e Bullgarisë Veriperëndimore. Si çdo festë pranverore nga kalendari folklorik bullgar, ajo shoqërohet me shumë të qeshura, këngë dhe valle, dhe iniciatorja e idesë është historiania dhe koleksionistja vendase Tanja Kirovska-Gramatikova.

Përgatitja për ritin, i cili kryhet një javë para Pashkëve – të Dielnën e Luleve, në Kojnare fillon një ditë më parë, kur vajzat llazare bëjnë kurora me lule për kokën dhe zbukurime për kolovajsen. Ato gjithashtu kanë gatuar paraprakisht bukën e Pashkëve me një monedhë sipër.

“Të Dielën e Dafinave, vajzat shkojnë në lumin Iskër me një grua të moshuar që është si udhërrëfyesja e tyre dhe atje kryejnë ritualin e vërtetë të quajtur kumiçene. Para kësaj kalojnë në kishë, ku prifti i bekon dhe marrin degë shelgu. Ky është një zakon popullor që bëhet në një festë kishtare, kështu që vizita në kishë nuk është aspak kontradiktore”- sqaron Tanja Kirovska-Gramatikova.


Në lumë, çdo vajzë shkëput një copë bukë Pashkësh dhe e dekoron me një lule nga kurora e saj. Gruaja e moshuar i vendos copat në një dërrasë të veçantë të sheshtë, e përdorur në atë kohë për larjen e qilimave dhe pëlhurave të leshta.

“Copat e bukës nuk hidhen, por zhyten me kujdes në mënyrë që të përfundojnë në ujë në të njëjtën kohë. Rituali kryhet në heshtje të plotë tre herë dhe herën e tretë zgjidhet "kumica" – kjo është vajza, copa e bukës e së cilës ka shkuar më para të tjerave - bashkëbiseduesja na tregon për shenjën dalluese të variantit të kryerjes së ritit në qytetin Kojnare. – Besohet se ajo do të jetë e para që do të martohet gjatë vitit. Në fund hidhen edhe kurora lulesh duke uruar për bereqet.

Pasi zgjidhet “kumica”, dy vajza e çojnë drejt kolovajses duke kënduar një këngë tradicionale të qytetit. Dhe aty tashmë i presin beqarët.

Njëri prej tyre tund kolovajsen, pastaj të gjithë fillojnë të luajnë lojëra të ndryshme dhe njerëzit në lëndinë, argëtohen, këndojnë këngë që lidhen me dashurinë, pranverën dhe fejesën, sepse tradita e kumiçene ka të bëjë me fejesën dhe në të marrin pjesë vajzat që janë gati për martesë.

Në shfaqjen e këtij viti, vajzat dhe të rinjtë do të veshin edhe një herë kostume popullore madhështore autentike mbi 100-vjeçare nga Bullgaria Veriore. Ato janë pjesë e koleksionit personal të Tanja Kirovska-Gramatikova.


Në vitin 2022, shfaqja kumiçene nën udhëheqjen e Tanja Kirovska-Gramatikova fitoi një Medalje të Artë në Takimin Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në Koprivshtica.

“Mendova se do ta kisha shumë të vështirë të gjeja të rinj për t'iu bashkuar këtij grupi, që duan të merren me të moshuar, me këngë, me tradita. Por doli që fëmijët janë shumë entuziastë dhe të pasionuar në atë që bëjnë, dhe falë tyre gjithçka shkon në një mënyrë kaq të mirë. Kështu që te të rinjtë ka një dashuri për folklorin bullgar, është e rëndësishme që të ndizet flaka brenda tyre, dhe ata vazhdojnë në këtë rrugë”.

Materiale të tjera në lidhje me këtë temë:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Fotot janë dhënë nga fondacioni "Rrënjët e gjalla bullgare"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD