Bullgarët jashtë vendit shfaqin prej kohësh një interes të madh për realitetin në atdheun e tyre. Nga njëra anë - ata i lanë të afërmit dhe miqtë e tyre këtu dhe nuk janë indiferentë për mënyrën se si jetojnë, dhe nga ana tjetër - shumë planifikojnë të kthehen një ditë. Megjithatë, shumica prej tyre pretendojnë se do të ktheheshin në kushte të caktuara - pasi të krijohet një mjedis jetese më normal dhe një mundësi për të realizuar potencialin e tyre.
Aleksandër Detev, i cili lindi në Plovdiv dhe tani është banor i Gjermanisë dhe gazetar në seksionin bullgare të “Deutsche Welle”, sheh potencial të mirë në vendin tonë. Në dhjetë vitet e fundit ai kalon një pjesë të madhe të kohës në Gjermani dhe Austri, por sa herë që kthehet në vendin tonë, sheh se vendi po ndryshon për mirë.
“Bullgaria duket ndryshe në krahasim me kohën kur u nisa për në Vjenë dhjetë vjet më parë - thotë Aleksandër. - Ka njerëz të rinj dhe përparimtarë që po zhvillohen dhe që po realizojnë gjëra të mrekullueshme pavarësisht rrethanave. Shpesh përpiqem të gjej një përgjigje të pyetjes se çfarë i mungon Bullgarisë për të përparuar dhe për të zhvilluar. Dhe jam gjithnjë e më i bindur se asaj i mungon guximi. Po bëjmë mirë, por mund të bëjmë shumë më mirë. Guximi është i mangët në Bullgari. Ne i dimë veset kryesore - padrejtësia, varfëria, korrupsioni, liria e pamjaftueshme e medias etj. Këto janë probleme që mund të zgjidhen vetëm me guxim.
Shpresoj që me kalimin e kohës shoqëria jonë të fitojë më shumë vetëbesim. Dhe ky është paradoksi tjetër - duke parë treguesit ekonomikë, Bullgaria nuk është në gjendje të keq. Por nëse pyet njerëzit, shumica prej tyre do të të thonë se situata është shumë e keqe. Dhe kjo është hem shumë e keqe, hem ne nuk duam të bëjmë asgjë për këtë. E di që kërkon përpjekje, por do të ishte mirë nëse do të përballeshim me këtë paradoks.”
Pyetjes nëse do të na ndihmonte në një sipërmarrje të tillë, Aleksi iu përgjigj:
“Vitet e fundit një pjesë të madhe të kohës e kaloj në Bullgari, por edhe kur jam jashtë nuk i kam shkëputur kurrë lidhjet me vendlindjen. Investoja mjaft nga koha dhe përpjekje në iniciativa të ndryshme për të mirën e Bullgarisë. Dhe kjo vlen për shumë bullgarë jashtë vendit.Për më tepër, në ditët e sotme për bullgarët që jetojnë në Evropë, distancat nuk janë të mëdha. Fluturimi zgjat një orë e gjysmë dhe është plotësisht i përballueshëm. Kam miq që jetojnë jashtë vendit, por kthehen çdo fundjavë në Bullgari. Është plotësisht e mundur dhe e arritshme, dhe ky burim i vlefshëm duhet të shfrytëzohet. Në fund të fundit, dikur Bullgaria ishte në tri dete, ndërsa tani është në 7 kontinente. Pra, cili është problemi?!”
Por gjithmonë në këto biseda duket se ka mbetur diçka pa thënë. Nuk po themi se kush të bëjë gjithçka për të cilën flet Aleksandër.
“Kjo është si të flasësh me pasqyrën. Pyetjes “kush”, përgjigja është zakonisht “dikush që nuk ia del”. Unë do të them diçka qesharake dhe banale për shumë - le të fillojmë, për shembull, të hedhim mbeturinat tona veç e veç. Po, shteti mund të mos e ketë organizuar mirë procesin, por edhe ne mund të bëjmë përpjekje, kemi kova para shtëpive tona. Në Austri apo Gjermani, nëse e hedh letrën në koshin e plastikës, do të kesh telashe, d.m.th. nëse fillojmë të bëjmë këta hapa të vegjël, të marrim përgjegjësi, do të arrijmë edhe vetëbesimin për të cilin flasim se na mungon. Sepse do ta dini që keni vendosur një detyrë dhe e keni përfunduar. Kështu mund të rritet vetëbesimi juaj. Jo vetëm nga e kaluara. E kaluara është një gjë e mrekullueshme për të mësuar, por ne nuk mund të nxjerrim besimin tonë prej saj, sepse njerëzit në të kaluarën kanë bërë mjaft për të tashmen e tyre.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Arkiv personal të Aleksandër Detevit, BNR-arkiv, BGNES
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..