Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje – 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me erë mesatare deri të fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Në lindje dhe në male do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë prej 13 deri në 18°. Në kryeqytet do të jetë deri në 13°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11° në veri deri në 15° në jug. Uji i detit është 10°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje. Në lartësinë mbi 1700 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 6°, në 2000 m minus 1°.
E enjtja do të jetë me diell dhe e ngrohtë. Por të premten do të bëhet sërish e ftohtë.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë, do të bjerë shi mbi Bretan, Normandi, Uells, Beneluks, Baltikun Verior, pjesën qendrore të kontinentit, Ukrainën Perëndimore dhe mbi disa pjesë të Apenineve dhe Ballkanit. Në Londër dhe Paris priten 12 dhe 14°, në Berlin dhe Moskë do të jetë deri në 13 dhe 17°, në Romë dhe Bukuresht do të jetë 19 dhe 16°. Madridi mbetet kryeqyteti më i ngrohtë evropian me 23°. Në Beograd do të jetë 18°. Do të jetë 22 gradë në Athinë dhe 13 gradë në Stamboll.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 12 dhe 10°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 6 dhe 13°. 14° pritet në Los Anxhelos, 22 dhe 14° në Miami dhe Mexico City, 21° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 35°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 13 dhe 25°.Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..