Pas gati një viti mungesë, boksieri bullgar Tervell Pulev u rikthye me fitore në ringun profesionist. Në fund të raundit të tretë, ai mposhti amerikanin Joel Hodggreen në një ndeshje në Costa Mesa të Kalifornisë, para 800 shikuesve. Kjo është fitorja e 17-të e boksierit bullgar në ringun profesionist dhe e 14-ta me nokaut. Në karrierën e tij të deritanishme ka vetëm 1 humbje – nga maji 2022 ndaj rusit Sergej Kovaljov.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..