Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kina nuk do të mbështesë pushtimin rus të Ukrainës me armë

Analena Berbok dhe Cin Gan
Foto: BGNES

Qeveria kineze nuk do t}i sigurojë armë Rusisë për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrainë as tani, as në të ardhmen, u bë e qartë pas një takimi dy-orësh në Pekin midis ministrit të jashtëm Cin Gan dhe kryediplomatit gjerman, Analena Berbok. “Ne nuk furnizojmë dhe nuk do të furnizojmë me armë palët në konflikt”, citohet Cin Gan nga DPA. Sipas tij, roli i Kinës në Ukrainë është të promovojë pajtimin dhe të përshpejtojë bisedimet e paqes.

Kreu i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, megjithatë, tha se do të jetë e vështirë për Evropën t’i besojë Kinës nëse vendi nuk përpiqet të gjejë një zgjidhje politike bazuar në tërheqjen e Rusisë nga territori i Ukrainës, njofton Reuters. “Neutraliteti përballë shkeljes së normave ndërkombëtare nuk ngjall besim”, shtoi ai, duke i bërë thirrje presidentit Si Xhinpin të bisedojë me Vollodimir Zellenski dhe të ofrojë ndihmë humanitare për popullin ukrainas.

9 të vrarë dhe 21 të plagosur – ky është rezultati i bombardimeve ruse në qytetin lindor Sllavjansk, njofton Reuters. Mes viktimave është edhe një fëmijë dyvjeçar. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të katër personave nën rrënojat e një blloku apartamentesh të granatuar. Pati të paktën shtatë shpërthime në qytet, përfshirë në një shkollë.

Oleksij Danillov, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit, shkroi në Twitter se Ukraina do të përdorë të gjitha armët që nuk janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar për të çliruar territorin e saj, përfshirë gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Anastasov

Deputetët refuzuan të diskutojnë aktivitetet e OJQ-ve amerikane në parlament

Deputetët ndryshuan axhendën e Kuvendit Popullor. Me propozimin e "DPS - Fillimi i Ri", pika e parë e programit "për krijimin e një komisioni të përkohshëm për të hetuar ekzistencën e ndikimit të SHBA-së në Bullgari, duke përfshirë edhe përmes..

botuar më 25-01-23 11.39.PD

Parashikimi i motit për 23 janarin

Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës dukshmëria do të përmirësohet, vranësirat do të çahen dhe zvogëlohen dhe do të vijojë mot kryesisht me..

botuar më 25-01-22 7.40.MD

Houthët liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, që përfshin dy bullgarë

Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT. Kapiteni dhe ndihmësi i lartë i kapitenit janë shtetas të Bullgarisë. Përveç dy bullgarëve, në ekuipazhin..

rinovuar më 25-01-22 5.19.MD