Delegacioni bullgar, i cili do të sjellë Zjarrin e Hirit nga Varri i Shenjtë, mbërriti në Jerusalem, njoftoi Mitropolia e qytetit Stara Zagora. “Është i madh ekzaltimi i çdo të krishteri ortodoks që do të vizitojë Tokën e Shenjtë dhe do të jetë i pranishëm në këtë mrekulli të madhe - zbritjen e Zjarrit të Hirit, që të na pushtojë të gjithëve me gëzimin e Pashkëve, se Krishti u ringjall nga të vdekurit dhe vdekja nuk ka fuqi mbi të”, tha para nisjes kreu i delegacionit, Mitropoliti Kiprian.
Delegacioni i klerit bullgar dhe ambasadorja jonë në Izrael, Rumjana Bëçvarova, do të ndjekin shërbesën në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Jerusalem, ku të Shtunën e Madhe Zjarri i Shenjtë zbret nga qielli mbi varrin e Jezu Krishtit.
Tradicionalisht, pasi zjarri do të mbërrijë në Bullgari, klerikët nga dioqezat anembanë vendit do të marrin një pjesë prej tij për ta çuar në shërbimin e mbrëmjes në kishat për Ngjalljen e Krishtit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..