Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot i vranët dhe me reshje shiu. Në disa vende sasitë do të jenë të konsiderueshme, në Bullgarinë Juglindore me shtrëngata. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, ato maksimale 13° deri 18°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 7°, ajo maksimale rreth 14°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira, me reshje shiu, mbi rreth 1700 m - borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m - rreth 2°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 14°, temperatura e ujit të detit është 10°-11°.
Moti jashtë shtetit:
Në Gadishullin Ballkanik do të mbajë mot kryesisht i vranët – në shumë vende do të ketë reshje shiu, të shoqëruara me bubullima në disa zona. Më e ngrohta do të jetë në Athinë - 21 gradë, në Stamboll - 18, në Bukuresht - 17, në Beograd dhe Selanik - 16, në Shkup - 15.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Evropën Veriore dhe Lindore. Në Evropën Perëndimore dhe Qendrore do të jetë kryesisht me vranësira, në disa vende do të ketë reshje shiu, në Alpe do të bjerë borë. Në Gadishullin Iberik dhe në rajonet jugperëndimore të Francës do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të jetë 15 gradë në Londër dhe Paris, 14 në Vjenë, 12 në Berlin, 18 në Romë, 24 në Madrid.
Në Nju Jork pritet mot me shi me temperaturë maksimale 22 gradë. Shi do të ketë edhe në Montreal dhe në Buenos Aires, ku gradët do të arrijë në 19. Me diell do të jetë në Dubai, me temperaturë deri në 29 gradë dhe në Los Anxhelos, ku temperatura do të arrijë 19 gradë. Në Çikago termometri do të tregojë vetëm 8 gradë dhe do të ketë reshje të dobëta bore.Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..