Më 17 prill 1944, të shtunën, para ditës së Pashkëve, 350 bombardues amerikanë dhe britanikë hodhën rreth 2500 bomba në Sofje pak para mesditës. Sipas dëshmitarëve, bashkë me bombat janë hedhur edhe “surpriza minash” në formën e lodrave për fëmijë. Të Shtunën e Madhe vetëm në Sofje u vranë 128 persona dhe u plagosën 76. U shkatërruan 749 ndërtesa. Mbrojtja ajrore e kryeqytetit hodhi 3062 predha dhe dëmtoi 9 bombardues. Edhe pse në numër të vogël, pilotët bullgarë luftarakë filluan mbrojtje të popullatës civile, arritën të rrëzonin 15 bombardues të rëndë dhe treguan në praktikë se shpirti luftarak bullgar nuk mund të thyhet.
Ndër asët në qiell është edhe toger Nedellço Bonçev, i cili arriti të rrëzojë В-24 “Liberator” me goditje ajrore, duke përdorur avionin e vet. Kjo është manovra e dytë e këtij lloji në historinë e aviacionit bullgar, pas atij të kapitenit Dimitër Spisarevski. Ndryshe nga ai, toger Bonçev arriti të shpëtojë veten pak para përplasjes. Atë mbrëmje para mesnate, rreth 30 avionë sulmuan Plovdivin dhe rajonin e Plovdivit.
Sulme ajrore kishte edhe mbi fshatrat e rrethit të Dobriçit Vidno, Irixha, Tvërdica dhe Goriçane. Bombardimet 6 mujore nuk arritën ta detyronin Bullgarinë të kapitullonte, por përkundrazi provokuan indinjatën dhe zemërimin e bullgarëve kundër aleatëve dhe forcoi ndjenjat anti-anglo-amerikane në vend.
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..
30 vjet më parë, ndërtesa madhështore e Reichstagut në Berlin u vesh me pëlhurë argjendi në një nga aksionet më spektakolare nga artisti me origjinë bullgare Kristo (Christo Javacheff) dhe gruaja e tij Jeanne-Claude. Tani një instalacion ndriçues e..
Në ditën e pesëdhjetë pas Ngjalljes së Krishtit, kur apostujt u mblodhën së bashku, papritmas nga qielli u dëgjua një zhurmë si ajo e një ere të fuqishme që fryn me shpejtësi, dhe kjo zhurmë mbushi tërë shtëpinë ku ishin të mbledhur apostujt. U..